Gjithçka ka filluar me komoditetin!
Mars 2014 është koha kur është vulosur produkti “Dyshek Comodita”, një produkt pasardhës i punës shumëvjeçare të prodhimit të shpuzës dhe dyshekëve nga një ndër kompanitë më të mëdha në tregun tonë – Devolli Corporation. Ky produkt ka qenë vetëm hapi i parë, i cili për një kohë shumë të shkurtër është pasuar nga projekti për zgjerimin e një rrjeti dyqanesh me produkte të shtëpisë – COMODITA HOME.
Ne, Comodita Home, jemi prezentuar në mars të vitit 2015 fillimisht me 8 dyqane në Kosovë, kurse sot numërojmë 31 dyqane në të gjitha qytetet e Kosovës, 18 në Shqipëri dhe 21 në Maqedoni.
Rrjeti i dyqaneve tona ka për qëllim të sjell tek konsumatorët tanë një asortiman të gjërë produktesh, të cilat do të plotësojnë të gjitha nevojat shtëpiake dhe personale, dhe do të dallohen për cilësinë e funksionalitetin e tyre. Ne kemi arritur që të shquhemi edhe për ambientet e ngrohta dhe mikpritëse, të cilat janë ndërtuar veçanërisht për ta bërë blerjen sa më relaksuese dhe “ceremoniale”.
Përpos kanalit kryesor të shitjes “retail”, për të qenë gjithmonë më afër klientit tonë, ne kemi zhvilluar edhe tjera kanale të shitjes: qendra e thirrjeve, dyqani online, mediate sociale, wholesale, etj.
Me një ekip të përkushtuar në qëllimet e lartëcekura, kemi arritur që të jemi kompania e parë vendore qe sjell brende origjinale dhe autoktone. Brendet që kanë lindur nga ne si Comodita Home janë:
-
Comodita Mattress, përfshirë grupin e dyshekëve.
-
Comodita Line, përfshirë linjat e tekstilit.
-
Comodita Kitchen, përfshirë kategorinë e kuzhinës.
-
Comodita Fast, përfshirë grupin e pajisjeve elektrike të kuzhinës.
-
Comodita Accessories, përfshirë grupet e aksesorëve të ndryshëm.
-
Regent, përfshirë produkte nga kategoria e udhëtimit.
-
New Regent, linjë e sofistikuar e produkteve të udhëtimit.
-
Moneta, 100% brend italian, i mirënjohur në mbarë botën për “enë kuzhine”, për të cilën ne mbajmë ekskluzivitetin e shpërndarjes në rajon.
Zgjerimi ynë nuk përfundon me kaq. Me një vizion të qartë, ne jemi të përkushtuar që rrjeti ynë i dyqaneve dhe i brendeve tona të përhapen edhe në tregje të huaja në rajon dhe më gjërë.
Për t’u njoftuar më shumë rreth veprimtarisë dhe produkteve tona, ne ju mirëpresim me shërbimin më të mirë dhe me shumë entuziazëm për të ndarë të mirat tona.
Ju faleminderojmë që keni zgjedhur të na vizitoni!
Me nderime,
Comodita Home.