RETH NESH

Në Mars të 2014-tës u finalizua edhe dysheku i parë i quajtur Comodita.

Plani i biznesit, kompleks por njëkohësisht shumë i sofistikuar, për zinxhirin e dyqaneve të markës Comodita, u jetësua në vitin 2015 me hapjen e 8 dyqanet tona të para.

Në rritje dhe zhvillim të vazhdueshëm, Comodita sot është një kompani e njohur e produkteve të shtëpisë, me më shumë se 2.500+ punonjës dhe është e pranishme në të gjithë Kosovën me 31 dyqane, në Shqipëri me 27 dyqane, 24 dyqane në maqedoni të veriut dhe 1 dyqan në Belgjikë.

Misioni kryesor i Comodita-së është që të drejtojë një markë të gjësendeve të shtëpisë që do t’i shërbejnë një mirëqenieje më të mirë në çdo familje. Kjo vlerë promovohet jo vetëm përmes dizajnimit të produkteve moderne, por edhe të rehatshme. Secili prej produkteve të firmosura me etiketën Comodita janë të kuruara me qëllimin për të rritur cilësinë e gjumit, ngrënies, relaksimit dhe në përgjithësi të jetesës së përditshme.

Comodita – Për çdo familje
Me premisën e ndërtimit të një marke shtëpie që do të ofrojë përmirësimin e cilësisë së jetës në shtëpi dhe familje, Comodita ka krijuar produkte dhe koleksione që premtojnë rehati optimale dhe e kthejnë rutinën e përditshme në një mënyrë jetese të lumtu, përplotë me rehati. Gjumi i qetë, ushqimi i shëndetshëm dhe mirëqenia mes familjes, është një pjesë integrale e të gjithë atyre që zgjedhin markës Comodita.

Brenda dyqaneve të Comodita Home, do të ekspozoheni nga një shumëllojshmëri e jashtëzakonshme e produkteve shtëpiake, të renditura në 8 kategori: Kategoria e dyshekëve, tekstilit, kuzhinës, kategoria për fëmijë, kategoria e aksesorëve, ajo e udhëtimit Regent dhe kategoria e kopshtit. Kur blini në dyqanet e Comodita, ju bëni zgjedhje të lehta, për produkte që janë jetë-gjatë, ekonomike dhe shumë cilësore. Nëse po kërkoni të modeloni dhomën tuaj të gjumit, kuzhinën, dhomën e ngrënies, dhomën e ndenjes, dhomën e fëmijëve, planifikoni të udhëtoni ose dëshironi të dizajnoni kopshtin tuaj të rehatshëm, atëherë jeni në vendin e duhur.

Për t’u afruar ende më shumë me klientët, Comodita ka zhvilluar kanale të shitjeve online të cilat e bëjnë shumë më të lehtë marrëdhënien klient-kompani. Ju mund të blini, të informoheni dhe të rezervoni një takim me agjentët tanë përmes disa mënyrave të ndryshme.
Nëse jeni person që të pëlqen të komunikosh përmes telefonit, mund të flisni me qendrën e thirrjeve dhe shërbimet hyrëse (Inbound). Nëse dëshironi të shfletoni dhe doni të keni një vizion më të qartë se si duken produktet tona, mund të vizitoni webfaqen tonë dhe të bleni çdo gjë që u duhet. Nëse zotëroni një biznes në gastronomi, duhet të takoni agjentët tanë Horeca dhe të njoftoheni me ofertat e tyre ekskluzive. Ju mund të shkruani në rrjetet sociale zyrtare dhe të informoheni e bleni të produktet më shpejtësi. Poashtu, për adhuruesit e TV-së, Comodita ofron edhe emisionin e përditshëm të shitjes Comodita TV SHOP.

Qëllimi dhe vizioni thelbësor i Comodita nuk është përfunduar ende! Duke shfrytëzuar të gjitha përpjekjet, angazhimin dhe pasionin për punën, vizioni i Comodita është të zgjerohet në më shumë vende të rajonit dhe së shpejti të bëhet një markë globale.