Pas pjesëmarrjeve të shumta nëpër panaire të ndryshme në Evropë dhe Amerikë, Comodita po merr pjesë për të dytin vit me rradhë si ekspozuese në një ndër panairet më të famshme në industrinë e mobiljeve MOW, që mbahet në Bad Salzuflen të Gjermanisë, prej datës 17-21 Shtator 2023.
Panairi i mobiljeve MOW u ofron blerësve dhe ekspozuesve një përvojë efikase dhe bindëse të tregut duke ofruar mijëra produkte në kategori të ndryshme të shtëpisë, ku marrin pjesë 524 kompani ekspozuese nga 40 shtete të botës.
Comodita po ekspozon inovacionet dhe trendet më të fundit si: dyshekë, jastëkë dhe mbishtresa të dyshekëve të prodhuara me teknologjinë më moderne, duke ju përshtatur nevojave dhe kërkesave të tregut evropian dhe më gjërë. Koleksioni më i ri i dyshekëve me të cilën Comodita po prezentohet në këtë panair, patjetër që është një sensacion në vehte, me modelet dhe përmbajtjen unike të këtyre dyshekëve.
Përfaqësus të shitjes pranë Comodita e konsiderojnë këtë panair si mundësi ideale për t’u promovuar në tregun botëror. Ata shprehen se ”Paraqitja dinjitoze edhe kësaj here ka vënë në pah punën dhe angazhimin e madh që Comodita ka bërë gjatë këtyre viteve, me shpalosjen e linjave të reja të dyshekëve që janë prodhuar enkas për këtë panair. Synim kemi prezentimin e brendit tonë dhe krijimin e bashkëpunimeve të reja, mirëpritjen e vizitorëve të shumtë dhe sigurisht mundësinë e zgjerimit tonë në tregun botëror”.
Ndër të tjera, përfaqësues të shitjes dhe eksportit pranë Comodita potencojnë se po vlerësohet lartë performanca e kompanisë si rezultat i afirmitetit nëpër botë.
”Po ndodhin shumë takime të frytshme me përfaqësues të kompanive dhe brendeve të njohura të kësaj industrie të cilat së shpejti priten të konkretizohen në kontrata. Ata po vlerësojnë maksimalisht seriozitetin e Comodita në aspektin e prodhimit të produkteve kualitative dhe innovative”.
Comodita tashmë është kompani e njohur në Evropë dhe Amerikë në industrinë e dyshekëve.