Fabrika e shpuzës dhe dyshekëve Comodita apo Ventius International po merr pjesë si ekspozuese në panairin ndërkombëtar të mobiljeve dhe interierit IMM Cologne në Gjermani , me një hapësirë prej 300 m2.
Ky panair është i njohur botërisht për bizneset me qëllim të promovimit, ekspozimit dhe krijimin e marrëdhënieve biznesore. Comodita në këtë rast po ekspozon një shumëllojshmëri të prodhimeve të saj si, lloje të ndryshme të dyshekëve, jastëkë gjumi ergonomik dhe anatomik dhe mbishtresa dysheku.
Comodita e konsideron këtë panair si një platformë të duhur për të lansuar produktet e saj dhe mundësi për vizitorët ndërkombëtar që të shohin produktet dhe koleksionet më të reja. Pjesë e rëndësishme dhe kryesore është prezantimi i dyshekëve të rinjë, të dizajnuar dhe prodhuar me teknologji inovative me materiale të riciklueshme që kontribuojnë në mbrojten e ambientit. Gjithashtu ndërtimi i dyshekëve me susta individuale dhe lloje të ndryshme të shpuzës is Gel, Cool, Latex, etj., të zhvilluara si linja të veqanta vetëm për këtë panair, bën që Comodita Home të sjell inovacionet dhe trendet më të fundit në industrinë e gjumit, si dhe të promovoj një eksperiencë të veçantë të gjumit.
Ky panair paraqet mundësi unike për krjimin e kontakteve dhe rritjen e potencialit të tregut. Gjatë këtyre ditëve të panairit Comodita ka pasur shumë vizita interesante nga përfaqësues të kompanive të njohura dhe takime ku është biseduar për mundësi të zgjerimit të tregut. “Jemi tejet të kënaqur me takimet e shumta që po zhvillohen me kompani serioze që veprojnë në këtë industri dhe po marrim vlerësime të larta për cilësinë e produkteve. Interesimi i kompanive nga vende të ndryshme, për bashkëpunim, është i jashtëzakonshëm” – thekson Diana Burri, përfaqësuese për shitjet internacionale. Ndër të tjera, Comodita po pret që në ditët e ardhshme të konkretizoj disa kontrata me kompani shumë prestigjioze.
Panairi është i hapur për publikun e gjerë dhe u japin ekspozuesve mundësi të mjaftueshme për të bërë analiza të produkteve dhe të tregut, si dhe u mundësojnë konsumatorëve të mbledhin informacione dhe ide për blerjet e ardhshme. Panairi është i hapur për vizitorët nga data 4-7 Qershor.
Në panairin IMM Cologne, po marrin pjesë 1300 ekspozues nga vende të ndryshme të botës dhe pritet të vizitohet nga rreth 125,000 vizitorë.
IMM Cologne është ngjarja më e rëndësishme në tregun e mobiljeve në botë ku prezantohen mobiljet e reja dhe tendencat e interierit, dhe vizitorët kanë mundësinë të shohin më shumë inovacione të gatshme për treg.