Fabrika e shpuzës dhe dyshekëve Comodita po merr pjesë për të dytin vit me radhë si ekspozuese në njërin ndër panairet më të mëdha në botë, “World Trade Market”, në Las Vegas, Nevada.

Ky panair mbahet nga data 29 janar deri më 2 shkurt 2023, njofton Klan Kosova.

E vendosur në një kampus të klasit botëror dhe të avancuar, në një sipërfaqe prej më shumë se 50,1676 metrave katrorë “Las Vegas Market” u ofron blerësve, stilistëve dhe ekspozuesve një përvojë efikase dhe bindëse të tregut.

Ky panair ofron mijëra produkte në kategori të ndryshme të shtëpisë nga më se 4,000 ekspozues dhe brende botërore.

“Showrroom”-i i ComoditaLas Vegas Market ka një sipërfaqe prej 350 metrave katrorë ku po ekspozon inovacionet dhe trendet më të fundit si: dyshekë, jastëkë dhe mbishtresa të dyshekëve të prodhuara me teknologjinë më moderne, duke ju përshtatur nevojave dhe kërkesave të tregut amerikan.

Koleksioni më i ri i dyshekëve me të cilën Comodita po prezantohet në këtë panair, patjetër që është një sensacion në vete me modelet dhe përmbajtjen unike të shpuzës ekologjike dhe materialeve tjera të reciklueshme.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *