Comodita Home sot shënoj një moment historik të rëndësishëm. Pas suksesit të padiskutueshëm me 82 dyqane në rajon, tani po sjell eksperiencën dhe standardin e lartë në tregun belg me hapjen e dyqanit të parë në Antwerp.
E premte, më 6 Dhjetor, Comodita Home hapi dyert e showroom-it në Antwerp të Belgjikës, duke pritur të gjithë dashamirët e cilësisë për të eksploruar një botë të re të rehatisë.
Hapja e dyqanit të parë të Comodita Home në Belgjikë shënon gjithashtu një moment të rëndësishëm në modelin e biznesit. Dyqani i ri në Antwerp nëpërmjet sistemit të franshizës, po bëhet pjesë e rrjetit të gjerë të bashkëpunimeve me partnerë të përkushtuar dhe vizionarë. Ky model i bashkëpunimit jo vetëm që fuqizon, por gjithashtu lejon brendin Comodita Home të arrijë tek më shumë klientë duke ruajtur standardet e saj të larta.
Zgjerimi në Belgjikë është shumë më tepër se një hap tjetër në rrjetin e dyqaneve të Comodita Home. Është dëshmi e përkushtimit për të ofruar produkte që frymëzojnë dhe transformojnë hapësirat e shtëpisë në vende të ngrohta dhe funksionale.
Nga dizajnimi i dyqanit dhe trajnimi i stafit deri te marketingu dhe menaxhimi i operacioneve, partnerët do të marrin mbështetje maksimale në çdo hap të rrugës. Gjithashtu, Comodita siguron që çdo produkt të përmbushë pritshmëritë e larta të klientëve tanë!
Për të festuar këtë arritje të rëndësishme, është përgatitur një ofertë speciale për të gjithë vizitorët: zbritje deri në 40% në shumë produkte ekskluzive! Kjo është mundësia perfekte për të përfituar nga koleksionet e fundit, ku do të gjeni një gamë të gjerë dyshekësh të përshtatur për çdo stil gjumi, produkteve të kuzhinës dhe aksesorëve për shtëpinë – me çmime të fantastike.
Hapja e dyqanit të parë në Belgjikë është vetëm fillimi. Comodita Home do të sjellë përvojën edhe në më shumë qytete dhe komunitete, duke përhapur mesazhin e rehatisë dhe cilësisë kudo në botë!
Për të përfituar nga ofertat fantastike mund të vizitoni dyqanin në adresën: Sint-Bernardsesteenweg 312/320, 2020 Antwerp, Belgjikë.