Vizita e delegacionit të lartë të politikanëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, në krye me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, në ambientet e fabrikës Comodita.

Ahmeti bashkë me kabinetin qeveritar e kryetarin e kuvendit, Talat Xhaferin, u priten në fabrikën Comodita nga pronari i Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli si dhe drejtuesit e stafi i fabrikës.

Pas vizitës në fabrikë, kryetari i BDI-së tha se “nuk ka pasuri më të madhe për vendin sesa këta njerëz që rrezikojnë me investimet e tyre, kapitalin e energjitë e tyre që t’u hynë në shërbim njerëzve”.

“Me të gjithë ekipin nga Maqedonia e Veriut, kabinetin qeveritar, kryetarin e Kuvendit, erdhëm për të parë këtë madhështi, gjithë këtë investim kaq të madh për Kosovën, ku 5 mijë familje hanë bukë nga ky organizim”.

“5 mijë familje organizojnë jetën, shkollën, prandaj pasuri më të madhe për vendin nuk ka sesa këta njerëz që rrezikojnë në investimet e tyre, kapitalin e tyre, energjitë e tyre mendore, njerëzore, që t’u hynë në shërbim njerëzve”, tha Ahmeti, duke iu referuar kompanisë Devolli Corporation.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *