Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, znj. Tammy Ziv, dhe Kryetari Gjakovës z. Ardian Gjini, sot vizituan ambientet e fabrikës të shpuzës dhe dyshekëve Comodita, ku u priten nga menaxhmenti i kompanisë.

Në këtë vizitë Ambasadorja znj. Tammy Ziv, u ndje e befasuar me atë çfarë pa në këtë fabrikë. Ajo u njoftua nga menaxhmenti rreth sukseseve në eksport dhe gamën e gjërë të produkteve që disponon Comodita. Po ashtu ajo kishte komente pozitive edhe rreth mënyres se si funksionon Comodita, duke filluar nga rregulli, pastërtia dhe numrin e madh të grave të punësuara, që e bën Comoditën si kompani lidere e cila kotribuon në fuqizimin e gruas në shoqëri.

 

Në takim u diskutua mundësia e rritjes së bashkëpunimit me bizneset nga Izraeli, ku mund të shkëmbehen përvoja nga të cilat mund të përfitojnë palët, duke e ditur që Comodita tashmë veç se është prezent në tregun Izraelit me produktet e saj.

Të dy palët u pajtuan se bashkëpunimi konkret mund të vendoset përderisa ekziston disponimi i mirë dhe interesi i dyanshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *